A e din që pengesa më e madh e suksesit tënd je vetë TI!
Mendimet, bindjet, dhe qëndrimet që kemi ndaj vetes, të tjerëve, dhe botës tënde, ndikojnë drejtpërdrejtë në formimin e realitetit tënd.
Vendimet dhe veprimet tona rrjedhin kryesisht nga mentaliteti ynë, i cili shpeshherë nuk përputhet me realitetin objektiv.
P.sh. nëse ke një mentalitet negativ, ti beson se nuk je i/e aftë të arrish qëllimet dhe objektivat në jetë. Në këtë rast, është thelbësore të stërvitesh për të zëvendësuar këtë mentalitet negativ me një mentalitet pozitiv dhe progresiv.
Ndryshoje gjuhën me të cilën flet me veten tënde:
- Falja vetes gabimet e së kaluarës
- Thuaj vetes unë jam i/e aftë
- Angazhohu vazhdimisht në zhvillim tënd personal, etj.
TI je arkitekti i realitetit tënd.
Mos fajëso askënd tjetër!
Ndrysho mentalitetin dhe merr ‘timonin’ e jetës në dorën tënde
Bëhu një nga të paktët (të paktat) që e kuptojnë këtë formulë të fuqishme!
Vehbi Zeqiri
