Dhjetëra protestues u mblodhën para selisë së Institutit për Paqe, ku po zhvillohej mbledhja e Bordit të Paqes, për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Izraelit dhe përjashtimin e zërit palestinez nga diskutimet.
Sipas raportimit të gazetarit të Al Jazeera, Manuel Rapolo, prania e shtuar e policisë në zonë sinjalizonte se autokolona e presidentit amerikan Donald Trump pritej të lëvizte së shpejti.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohorisnin slogane si “Gaza nuk është në shitje” dhe “Liri për Palestinën”, duke theksuar se nuk mund të hartohet asnjë plan i qëndrueshëm për Gazën pa përfshirjen e përfaqësuesve palestinezë.
“Pa diskutuar të drejtën e vetëvendosjes së popullit palestinez, nuk mund të ketë plan konkret që mund të zbatohet”, raportoi Rapolo nga vendngjarja.
Bordi ka paraqitur disa herë vizionin e tij për një plan zhvillimi për Gazën, por protestuesit këmbëngulin se pa përfaqësim nga ndonjë autoritet palestinez, nuk mund të ketë rrugë drejt paqes. /mesazhi
