Ballina Lajmet Kosovë Pacolli mbështet Merkelin

Pacolli mbështet Merkelin

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka dal në përkrahje të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila nesër pritet të votohet për herë të katërt për shefe të Gjermanisë.

Reagimi i Pacolit ka ardhur pas një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosjes, e cila thërriste shqiptarët të mos e votonin Merkelin në zgjedhjes e së dielës.

Pas Vetëvendosjes e cila u pozicionua kundër rizgjedhjes së Angela Merkelit për Kancelare të Gjermanisë ka ardhur reagimi tjetër në përkrahje të saj nga një zyrtar i Qeverisë.

Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli ka thënë se nesër është ditë e rëndësishme për Gjermaninë derisa Merkelit i ka uruar fat.

“Nesër është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë dhe BE. Dëshiroj më të mirën për popullin gjerman. Gjithashtu i uroj fat, kancelarës Merkel”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në një komunikate për media që Lëvizja Vetëvendosje e bëri dje, ashtu sikur Presidenti autokrat turk, u ka dhënë instruksione shqiptarëve në Gjermani që të votojnë për partitë e majta, kundër partive të djathta, edhe kjo parti i ka ftuar shqiptarët që jetojnë Gjermani të votojnë kundër Angela Merkel. /Telegrafi/

Exit mobile version