Ballina Lajmet Kosovë Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është konfirmuar agjenda e samitit të INTERPOL-it, dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtarë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se lufta kundër krimit të organizyuar dhe terrorizmit është synimi i Kosovës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se votimi për anëtarësimin e Kosovës do të bëhet të martën.

Ky është postimi i Pacollit në Facebook:Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.
Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë.
Votimi do të ndodhë të martën.

Exit mobile version