Ballina Lajmet Kosovë Pacolli tregon se kur mund të vizitojnë Kosovën ministrat serbë

Pacolli tregon se kur mund të vizitojnë Kosovën ministrat serbë

Kosova është e vendosur dhe përkushtuar për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, përfshirë edhe Serbinë. Por sipas marrëveshjes së Brukselit, të gjithë zyrtarët serbë që duan ta vizitojnë Kosovën, duhet që të bëjnë kërkesë 72 orë përpara.

Kështu tha sot ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli në një konferencë për media.

Për sot ishte e paraparë arritja në Kosovë e zyrtarëve serbë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe atë të Kulturës Vlladan Vukosavleviq, për të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën në Mitrovicën e veriut.

Derisa Vukosavleviq thuhet të ketë pasur leje për vizitë, por që sipas tij ai nuk ishte lejuar të hyjë në Kosovë, zyrtarët tjerë serbë, përfshirë drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe sekretarin e përgjithshëm të presidentit serb, Nikola Selakoviq deri më tash nuk janë parë të kenë dashur të hyjnë në Kosovë.

Ministri Pacolli gjatë konferencë për media pati një porosi të qartë për të gjitha ata zyrtarë që duan të vizitojnë Kosovën.

Exit mobile version