Ballina Lajmet Kosovë Pak ditë pas vendosjes s’funksionojnë dritat në mbishkrimin “Stadiumi Fadil Vokrri”

Pak ditë pas vendosjes s’funksionojnë dritat në mbishkrimin “Stadiumi Fadil Vokrri”

Stadiumit të posarinovuar në Prishtinës nuk po i punojnë plotësisht dritat në mbishkrimin “Stadiumi Fadil Vokrri”.

Tek emri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, siç ka marr edhe emrin ky stadium, disa prej shkronjave kanë mbetur pa ndriçim, përcjell Klan Kosova.

Për këtë ka reaguar asamblesiti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Egzon Azemi, i cili i ka bërë pyetje kryetarit Shpend Ahmeti nëse ky është një kontribut apo një dështim i tij.

“As dy javë ditë nga emri “Fadil Vokrri” mbeti ‘Fad Krri””, ka shkruar Azemi në Facebook.

Ndeshja e parë në stadiumin e ri u luajt dje ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në kuadër të Superkupës ndërsa shumë pak ditë ka që nga vendosja e mbishkrimit “Stadiumi Fadil Vokrri”.

Exit mobile version