Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pakistan, gjykata sërish jep vendim për arrestimin e ish-kryeministrit Khan

Pakistan, gjykata sërish jep vendim për arrestimin e ish-kryeministrit Khan

Gjykata në Pakistan ka dhënë vendim për arrestimin e ish-kryeministrit Imran Khan i cili nuk mori pjesë në seancën ku gjykohet me arsyen se ka kërcënuar një gjykatëse në gusht 2022, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, në gjykatën e ulët në kryeqytetin Islamabad u mbajt seanca ku ish-kryeministri Khan u gjykua me arsyen se ka kërcënuar një gjykatëse në gusht 2022.

Gjykata dha vendim për arrestimin e ish-kryeministrit Khan me arsyen se nuk ka marrë pjesë në seancë.

Ndërkohë ruan paqartësinë fakti nëse policia do të arrestojë apo jo Khan-in i cili banon në zonën Zaman Park në Lahore.

Kundër Khan-it ekzistojnë mbi 90 gjykime.

Qeveria e Imran Khani-it u rrëzua në prill 2022

Në votëbesimin parlamentar në Pakistan të mbajtur më 10 prill 2022, qeveria e Imran Khan-it ra me 174 vota “kundër”.

Shahbaz Sharif, vëllai i Nawaz Sharif, i cili shërbeu si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër me mbështetjen e shumicës absolute me 174 vota në votimin e mbajtur në Parlament më 11 prill 2022.

Exit mobile version