Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pakistani dhe Kina bëjnë thirrje për ndihma në Afganistan

Pakistani dhe Kina bëjnë thirrje për ndihma në Afganistan

In this photo from April 28, 2019, China's President Xi Jinping (right) greets Pakistan's Prime Minister Imran Khan before a meeting at the Great Hall of the People in Beijing. (AP)

Udhëheqësit e Pakistanit dhe Kinës i bënë apel të përbashkët komunitetit ndërkombëtar, për ndihmë urgjente humanitare dhe ekonomike në Afganistan.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, diskutuan për situatën në Afganistan gjatë një bisede telefonike.

Në deklaratën e lëshuar më pas, ata thanë se njerëzit atje kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare, që “do t’iu lehtësonte vuajtjet” dhe “do të parandalonte jostabilitetin”.

Qeveritë perëndimore kanë ndërprerë fondet e ndihmave për Afganistanin, prejse talibanët kanë marrë pushtetin në muajin gusht.

Aktualisht, sundimtarët talibanë nuk kanë qasje në rezervat prej 9 miliardë dollarësh të Bankës Qendrore afgane – shumica e të cilave mbahen në SHBA.

Një ditë më herët, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se miliona afganë do të përballen me uri gjatë këtij dimri, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme për t’i ndihmuar ata.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se rreth 22.8 milionë aganë përballen me pasiguri ushqimore.

Shifra nënkupton më shumë se gjysmën e popullsisë afgane. /rel

Exit mobile version