Ballina Sport Futboll Palace insiston për Gallagherin

Palace insiston për Gallagherin

Crystal Palace po insiston në transferimin e mesfushorit Connor Gallagher nga skuadra e Chelseat. “Sky Sports” shkruan të martën se Palace është në negociata me Chelsean për t’i siguruar shërbimet e Gallagherit, i cili nuk është titullar te skuadra nga “Stamford Bridge” këtë sezon.

Në 17 ndeshje të luajtura në Premier League, 22-vjeçari ka një gol e një asistim. Palace po e kërkon huazimin e Gallagherit deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes, por Chelsea ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e mesfushorit anglez.

Gallagher edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar te Palace ku pati paraqitje të mira, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2025.

Exit mobile version