Ministria e Jashtme e Palestinës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë masa urgjente për të ndalur atë që e quan “makina vrastare izraelite”, ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën e gjerë në Bregun Perëndimor.
Thirrja vjen pasi forcat izraelite vranë dy palestinezë të paarmatosur në Jenin, të cilët sipas pamjeve ishin dorëzuar.
Ministria kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe gjykatat ndërkombëtare, duke bërë thirrje për mekanizma urgjentë mbrojtjeje për popullin palestinez. Ajo po ashtu kërkoi vendosjen e forcave paqeruajtëse në territoret e pushtuara dhe ndjekjen penale të drejtuesve politikë dhe ushtarakë të Izraelit si “përgjegjës për krime lufte”. /mesazhi
