Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestinë, ditë zie dhe grevë e përgjithshme për masakrën izraelite

Palestinë, ditë zie dhe grevë e përgjithshme për masakrën izraelite

Palestinezët me ditë e zie dhe me grevë të përgjithshme përkujtojnë vrasjen e 15 bashkatdhetarëve të cilët u vranë dje nga të shtënat e ushtarëve izraelitë gjatë protestave në të cilat kërkonin kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dyqanet në të gjithë Bregun Perëndimor, i cili është nën pushtimin izraelit u mbyllën, shkollat ​​dhe universitetet pezulluan mësimin ndërsa shumica e kompanive filluan grevë të përgjithshme.

Të paktën 15 palestinezë nga Rripi i Gazës u vranë dhe rreth 1.400 u plagosën, kur forcat izraelite hapën zjarr kundër demonstruesve të cilët ishin mbledhur me rastin e “Ditës së Tokës”, që është një simbol i rezistencës ndaj pushtimit izraelit.

Presidenti palestinez Mahmud Abbas të shtunën e shpalli ditë zie për masakrën e djeshme izraelite.

“Fraksionet palestineze kanë refuzuar vendimin e presidentit për të shpallur ditë zie për viktimat e masakrës izraelite. Forcat kombëtare dhe islame shpallën një grevë të përgjithshme në të gjitha rajonet palestineze dhe bënë thirrje për protesta kundër masakrave izraelite ndaj popullit tonë në Rripin e Gazës”, ka thënë për AA, Wasel Ebu Jusuf, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP).

Me tubimet e së premtes kanë filluar protestat 6-javore të cilat do të kulmojnë më 15 maj kur palestinezët shënojnë “Nakba” (katastrofën), ditën kur u themelua Izraeli.

Demonstruesit kërkojnë që t’u mundësohet kthimi refugjatëve palestinezë në qytetet dhe fshatrat nga të cilat familjet e tyre u larguan apo u dëbuan në kohën e themelimit të Izraelit në vitin 1948.

Exit mobile version