Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestinezëve u bëhet thirrje të mbyllin xhamitë e tjera, e të grumbullohen...

Palestinezëve u bëhet thirrje të mbyllin xhamitë e tjera, e të grumbullohen në Al Aksa

Kryeimami i Jerusalemit ka bërë thirrje që të gjitha xhamitë e qytetit të mbyllen të premten për të protestuar ndaj masave të reja të sigurisë izraelite në xhaminë Al-Aqsa.
Kyeimami Muhammed Huseini u tha sot gazetarëve se muslimanët palestinezë duhet të mblidhen të gjithë jashtë portës së xhamisë Al-Aqsa për ta namazin e xhumasë.
Protestat në Jerusalem janë shtuar që nga e diela, pasi udhëheqesit e xhamisë bënë thirrje besimtareve të bojkotojnë detektorë të rinj metalikë të instaluar në hyrje të xhamisë.
Mijëra njerëz u lutën në rrugë pranë xhamisë të martën mbrëma deri sa u shpërndanë nga forcat e armatosura izraelite.
Masat e reja të sigurisë janë përshkruar si shkelje e “status quo-së” – apo ekuilibrit delikat të lutjes dhe të të drejtës së vizitës në vendin e shenjtë i cili gjithashtu pretendohet nga hebrenjtë,  të cilët e quajnë “Mali i tempullit”. /MESAZHI/
Exit mobile version