Ballina Auto Panasonic planifikon ndërtimin e fabrikave të reja të baterive në Amerikën e...

Panasonic planifikon ndërtimin e fabrikave të reja të baterive në Amerikën e Veriut

Panasonic, kompania japoneze synon që të rrisë prodhimin e qelizave të baterive të përdorura në veturat elektrike duke ndërtuar të paktën dy fabrika të reja në Amerikën e Veriut, deklaruan nga kompania gjatë së enjtes.

Kompania, njësia e energjisë e së cilës prodhon bateri për Tesla-n, kërkon të rrisë kapacitetin e baterisë së saj automatike në 200GwH në vit deri në mars 2031, rreth katër herë më shumë se niveli i saj në fund të marsit të këtij viti, tha gjiganti japonez në një prezantim në faqen e internetit.

Panasonic planifikon ndërtimin e të paktën dy fabrikave të reja për prodhimin e baterive “4680” në Amerikën e Veriut deri në vitin 2030, konfirmoi një zëdhënës për Reuters.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Yuki Kusumi tha se Panasonic ende nuk ka vendosur se në cilin vend të Amerikës së Veriut do të rrisë kapacitetin e prodhimit.

“Mund të jetë Nevada, mund të jetë Kansas ose mund të jetë diku tjetër”, tha Kusumi gjatë një konference për shtyp pasi dha një prezantim rreth strategjisë së kompanisë.

Exit mobile version