Ballina Lajmet Kosovë Pandemia dhe masat e reja, Trafiku Urban me orar të reduktuar, përveç...

Pandemia dhe masat e reja, Trafiku Urban me orar të reduktuar, përveç dy linjave

Trafiku Urban ka njoftuar se autobusët e tyre do të punojnë me orar të reduktuar. Nga 06:00 deri në orën 19:00 do të jetë orari i ri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja antiCOVID-19.

Në këtë njoftim thuhet se vetëm linja e aeroportit dhe linja e fshatit Keçekollë do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt.

“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit, në mbrëmje deri në ora 19:00. Autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

Exit mobile version