Një person është neutralizuar duke u qëlluar me pretendimin se është afruar me armë pranë policëve në afërsi të parkut zbavitës Tivoli në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pretendohet se ka përbërë rrezik një peron i cili ka ecur me armë në dorë drejt disa policëve në kryeqytetin e Danimarkës të cilët po kryenin patrullimin rutinë.

Pasi personi i dyshuar u neutralizua nga hapja e zjarrit të policisë, qytetarët dhe turistët e pranishëm në H.C. Andersen, një prej bulevardeve të Kopenhagenit, pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë janë përfshirë në një panik me shqetësimin për sulm terrorist.

Në pamjet e videove amatore në median daneze vërehet se me hapjen e zjarrit të policisë mbi të dyshuarin personat përreth janë përpjekur të mbrojnë veten e tyre duke u shtrirë përtokë dhe më pas janë përpjekur duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas ngjarjes bulevardi H.C. Andersen i cili ndan Tivolin me sheshin e Bashkisë së Kopenhagenit është mbyllur për qarkullimin për një kohë, ku dhe si pasojë janë shkaktuar probleme.

Parku Tivoli ku u evakuuan disa vizitorë u rihap sërish, pasi u kuptua se nuk ishte një sulm terrorist.

Në një deklaratë të publikuar nga policia e Kopenhagenit nuk është dhënë ndonjë informacion në lidhje me situatën shëndetësore të të dyshuarit, por është theksuar se hetimet nuk po kryhen duke e konsideruar si një sulm terrorist ngjarjen.

Komisioni i Pavarur për Ankesat e Policisë (DUP) për shkak se policia ka hapur zjarr ndaj një personi duke përdorur armën ka vënë në dukje se të kryejë hetimin rreth ngjarjes.