Papa Leoni ka dënuar konfliktet e armatosura, duke theksuar se veprimi ushtarak nuk mund të sjellë paqe dhe duke bërë thirrje për dialog dhe bashkëjetesë mes kombeve, transmeton Anadolu.
“Zoti nuk bekon asnjë konflikt. Kush është dishepull i Krishtit, Princit të Paqes, nuk është kurrë në anën e atyre që dikur mbanin shpatën dhe sot hedhin bomba”, shkroi Papa në rrjetin social amerikan X.
Ai shtoi se “veprimi ushtarak nuk do të krijojë hapësirë për liri apo periudha të paqes”, duke theksuar se paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm përmes “nxitjes së duruar të bashkëjetesës dhe dialogut mes popujve”.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të larta globale dhe sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban.
Të mërkurën, Papa Leoni përshëndeti armëpushimin dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit dhe u bëri thirrje palëve që të angazhohen në dialog për t’i dhënë fund konfliktit.
Papa tha se e kishte pranuar lajmin “me kënaqësi dhe si një shenjë shprese të thellë”.
“Vetëm përmes rikthimit në tryezën e negociatave mund ta përfundojmë luftën”, shtoi ai.
