Papa vdiq, sikur që kanë vdekur shumë papë në të shkuarën e që do të vdesin në të ardhmen. Sepse Allahu në Kuran thotë : ‘Çdokush ka për të vdekur’
Çka do të thotë papë?
Fjala “Papë” (ose Papa) vjen nga fjala latine papa, që do të thotë at ose baba. Në kontekstin fetar, Papë është titulli i:
Udhëheqësit të Kishës Katolike Romake, që konsiderohet pasardhës i “Shën Pjetrit”, i cili ishte një nga 12 apostujt e Jezusit dhe Papa i parë.
Këta apostujt, në Kuran njihen: Havarijjunë. Në Kuran Allahu thotë: Dhe kur Isa i biri i Merjemes i pyeti havarijunët, kush janë ndjekësit (besimtarët) e Allahut? Havarijunët thanë ne jemi ndjekësit- besimtarët e Allahut.
Shumë njerëz janë pikëlluar për vdekjen e papës, krejt normale kjo. Lider musliman madje shkuan edhe në varrim, edhe kjo në rregull. Por këtyre liderëve musliman-shqiptar, kur të u thuash për halifin e muslimanëve, atyre u bëhet alergjia në gjuhë, në fytyrë, në trup. As s duan ta dëgjojnë çështjen e trashëgimtarit të pejgamberit të tyre Muhamedin a.s. Kurse papën edhe e shenjtërojnë, e ku ta si se çfar tjetër bëjnë për të. Ka thënë pra Muhamedi a.s. ‘Aq do të u shkoni mbrapa të tjerëve, sa që po të hynë ata në vrimë të gjarpërit edhe ju do të hyni’.
Kjo pra është hipokrizia e këtyre ‘tanëve’ që më shumë ua ka ënda nga ata se nga ne!
Bajram Ramadani Asipi
