E megjithatë, kryekatoliku i botës druan të shkoj më tej, te “gishti në plagë”
Vdekjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme janë “një skandal për të gjithë familjen njerëzore“, tha Papa Leo XIV sot, më 22 mars, ndërsa përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm.
Papa, i cili është amerikan, tha se vazhdon të ndjekë situatën në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera të shkatërruara nga dhuna me “habi”.
“Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pafuqishme të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”, tha Leo në lutjen e tij javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.
“E përsëris me forcë thirrjen time për të këmbëngulur në lutje, në mënyrë që armiqësitë të pushojnë dhe rruga drejt paqes të hapet më në fund“, shtoi ai.
Megjithatë, Papa nuk shkon më tej, te emrat konkretë që po e shkaktojnë skandalin deri në tragjedi njerëzore – Izraeli dhe SHBA, për më tepër, në emër të një fiksasioni fetar, sigurisht të mbrapshtë. /tesheshi
