Papa Leo XIV, papa i parë me origjinë amerikane, ka deklaruar se Venezuela “duhet të mbetet e pavarur”, duke bërë thirrje për “respektimin e të drejtave të njeriut” pas rrëmbimit të presidentit Nicolas Maduro.
Ai tha se po i ndjek zhvillimet në Venezuelë me një “shpirt të mbushur me shqetësim”, duke theksuar se “e mira e popullit venezuelian duhet të mbizotërojë” mbi çdo konsideratë tjetër politike apo strategjike.
Deklarata e Papës vjen në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare dhe reagimesh të shumta pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. /mesazhi
