Papa Leo XIV deklaroi se çdo zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin Izrael–Palestinë duhet domosdoshmërisht të përfshijë krijimin e një shteti palestinez, duke riafirmuar qëndrimin e Vatikanit.
“E dimë të gjithë se për momentin Izraeli nuk e pranon këtë zgjidhje, por ne e shohim si të vetmen mundësi,” tha Papa Leo për gazetarët gjatë fluturimit nga Turqia drejt Libanit, në konferencën e tij të parë me gazetarë në bord.
Papa, i pari amerikan në krye të Selisë së Shenjtë, shtoi: “Ne jemi gjithashtu miq me Izraelin dhe po përpiqemi të jemi një zë ndërmjetësues mes dy palëve, që mund t’i ndihmojë t’i afrohen një zgjidhjeje me drejtësi për të gjithë.” /mesazhi
