Ballina Lajmet Kosovë Parada e FSK-së dhe Policisë (Foto/Video)

Parada e FSK-së dhe Policisë (Foto/Video)

Pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës  kanë përfunduar parakalimin në sheshin e Prishtinës.

Ata u duartrokitën nga turma që ishte mbledhur për ta parë krenarinë e shtetit.

Brohoritje të shumta pati kur kaluan edhe William Walker e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Këto aktivitete po mbahen me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore.

Exit mobile version