Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Paralajmërim për stuhi të forta dhe përmbytje në kryeqytetin e SHBA-së

Paralajmërim për stuhi të forta dhe përmbytje në kryeqytetin e SHBA-së

Është bërë paralajmërim për stuhi të forta dhe përmbytje në disa rajone të kryeqytetit të SHBA-së, Washington, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) duke theksuar se pritet që stuhia e fortë dhe përmbytja të ndikojë, paralajmëroi që të tregohet kujdes ndaj sendeve që mund të fluturojnë nga erërat e forta

NWS u bëri thirrje atyre që kanë mundësi të përdorin strehimoret derisa të kalojnë kushtet e lartpërmendura të motit.

Stuhia e fortë gjithashtu pritet që të prekë edhe pjesën veriore të shtetit Virginia si dhe disa rajone të Maryland, ndërsa banorët u paralajmëruan “që të jenë të përgatitur ndaj përmbytjeve”.

Exit mobile version