Ballina Lajmet Kosovë Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK

Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK

Në 5 ditët e ardhshme pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat maksimale pritet të shënojnë ulje për 3-8 gradë Celsius në rang vendi.

Nëpër territore të vogla vranësirat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta, dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pasditen e së hënës dhe në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 11m/s.

Exit mobile version