Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Paris, sulmohet turma e besimtarëve që po dilnin nga xhamia

Paris, sulmohet turma e besimtarëve që po dilnin nga xhamia

Një burrë francez u arrestua në Paris pasi u përpoq ti shkelte me automjetin e tij një turmë muslimanësh që po dilnin nga xhamia.

Lajmin e bën të ditur policia franceze.
Incidenti ndodhi rreth orës 18:30 sipas orës lokale, dhe incidenti u shënuar në periferi të Créteil.

Sipas raporteve të policisë, askush nuk u lëndua.

Sulmuesi u pengua nga barrierat e vendosura për të mbrojtur xhaminë.
Motivet e të dyshuarit mbeten të paqarta, por gazeta Le Parisien raportoi se ai ishte me origjinë armene dhe kishte thënë se donte t’u hakmerrej sulmeve të kryera nga ISIS-i në Paris. /MESAZHI/

Exit mobile version