Parlamenti Evropian ka pezulluar punën për miratimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA pas kërcënimeve të reja për tarifa nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë në parlament, tha në platformën sociale amerikane X se puna mbi marrëveshjen do të pezullohej deri në një njoftim të dytë.
“Tani zyrtare: puna e PE-së mbi marrëveshjen BE-SHBA është në pritje deri në një njoftim të dytë. Ekipi ynë negociues sapo vendosi të pezullojë zbatimin ligjor të marrëveshjes së Turnberry-t dhe të shtyjë votimin e parashikuar për nesër”, shkroi ai.
Lange theksoi se nevojiten qartësi dhe siguri ligjore përpara se të ndërmerren hapa të tjerë.
Ky veprim erdhi disa ditë pasi Trump përshkallëzoi fushatën e tij për tarifa, duke premtuar rritjen e tarifës globale prej 10% në 15%, edhe pasi Gjykata e Lartë vendosi kundër rritjeve të mëparshme të tarifave.
Sot, Trump kërcënoi me vendosjen e tarifave më të ashpra ndaj vendeve që “luajnë lojëra” pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
