Ballina Lajmet Kosovë Parlamenti Evropian sot pritet të miratojë raportin për Kosovën

Parlamenti Evropian sot pritet të miratojë raportin për Kosovën

Parlamenti Evropian sot pritet ta miratojë raportin për Kosovën. Më herët ky raport u miratua edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme i këtij institucioni.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon.Cramon tha se seanca e Parlamentit pritet të filloj nga ora 11:00.

Ndërsa në ora 17:00, Viola von Cramon dhe raportuesi i përhershëm për Serbinë, Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./

Exit mobile version