Ballina Lajmet Kosovë Parlamenti Evropian voton kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian voton kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Komisionin parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian ka nisur diskutimin, ku pikë e rendit të ditës ishte edhe votimi i draft-rregullores për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky Komitet ka votuar kundër këtij drafti, me 25 vota kundër dhe 24 pro.

Njëra prej euro-deputeteve u shpreh se vendimi për Kosovën nuk do të zhvillohet pa u arrit gjitha kriteret.

“Nuk do të ketë votim pa filluar të gjitha kriteret”, ka thënë ajo.

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Tanja Fajon ka thënë se ky është një votim i rëndësishëm për Kosovën.

“Sot do doja të shfrytëzoja rastin që të them se Kosova duhet ti realizoj kushtet e fundit për liberalizim të vizave. Por sot do të votojmë për gjeneratat e reja dhe duhet ti kërkoj kolegëve të mi mbështetje”, ka thënë ajo.

Komiteti LIBE e ka mbështetur raportin e Fajonit për ecje më tutje për liberalizmin e vizave.

Mirëpo, ky Komitet ka refuzuar që kjo çështje të shkojë në negociata në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian, shkruan Indeksonline

Kur të plotësohen kushtet atëherë do të dal në votim përsëri. Si kusht është përmendur demarkacioni dhe luftimin i korrupsionit në Republikën e Kosovës.

Exit mobile version