Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Parlamenti francez mbështet propozimin për ndalimin e cigareve elektronike

Parlamenti francez mbështet propozimin për ndalimin e cigareve elektronike

Aurelien Rousseau

Franca ka mbështetur një propozim për të ndaluar cigaret elektronike njëpërdorimëshe, për të cilat qeveria ka thënë se janë të dëmshme për mjedisin, raportoi të martën “The Guardian”.

Parlamenti francez ka votuar unanimisht për këtë masë të hënën mbrëma, teksa nevojitet mbështetja nga senati i dhomës së lartë të Francës, si dhe leje nga Komisioni i Bashkimit Evropian.

Këto cigare elektronike janë të njohura për të rinjtë. Ato vijnë në shumë shije dhe mund të kenë përmbajtje të lartë të nikotinës.

Ministri francez i Shëndetësisë, Aurelien Rousseau, ka thënë se përdorimi i tyre hap rrugën drejt varësisë serioze.

Mocioni, i cili u mbështet nga të 104 anëtarët e pranishëm të Parlamentit, ka gjithashtu mbështetjen e kryeministres franceze, Elisabeth Borne, e cila në shtator bëri thirrje për ndalimin e këtyre cigareve.

Masa, e cila është pjesë e një fushate më të gjerë të qeverisë kundër duhanit, do të shkojë në senat për miratim. Më pas, ajo ka nevojë për dritën e gjelbër nga Komisioni i BE-së.

Nëse fiton miratimin e komisionit, qeveria tha se shpresonte se ndalimi do të hynte në fuqi deri në shtator të vitit 2024.

Exit mobile version