Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Parlamenti gjerman voton pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Parlamenti gjerman voton pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Parlamenti gjerman shprehu të enjten mbështetjen e tij për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Gjermania është e vendosur ndaj perspektivës evropiane të vendit ballkanik dhe e mbështet atë në rrugën drejt BE-së”, thuhet në një mocion të përbashkët të koalicionit qeverisës, i miratuar nga shumica sot në mbrëmje.

Ish-republika jugosllave, e cila ka vetëm 1.8 milionë banorë, është kandidate për anëtarësim në BE që prej vitit 2005.

Megjithatë, BE-ja ka vendosur një kusht fillestar për fillimin e negociatave të anëtarësimit, i cili përfshin ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për të njohur pakicën bullgare në vend. /atsh

Exit mobile version