Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Parlamenti turk miraton mocionin për vendosjen e trupave në Malësinë e Karabakut

Parlamenti turk miraton mocionin për vendosjen e trupave në Malësinë e Karabakut

Parlamenti i Turqisë ka miratuar planin e qeverisë për vendosjen e trupave turke në Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).

Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP) opozitare, si dhe dy parti të tjera të opozitës, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partia e Mirë (IYI), mbështetën mocionin.

Megjithatë, Partia Demokratike e Popullit (HDP) votoi kundër mocionit, i cili u paraqit nga qeveria që kërkonte vendosjen e trupave paqeruajtëse në Malësinë e Karabakut për një vit.

Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë përfunduan pas një marrëveshjeve të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.

Lidershipi turk mirëpriti armëpushimin, duke e quajtur atë një “fitore të madhe” për Azerbajxhanin.

Turqia dhe Rusia që atëherë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të ngritur një qendër të përbashkët turko-ruse për të monitoruar marrëveshjen e paqes së Malësisë së Karabakut.

Exit mobile version