Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Partia nuk e dorëzon “bijën e saj” nën akuzë

Partia nuk e dorëzon “bijën e saj” nën akuzë

PS, me vendim të pritshëm për Ballukun
PS vendosi të mos e dorëzojë Ballukun në SPAK. Arsyetimi nga Rama ishte ky:

“Që ne të ngremë dorën për të votuar kërkesën për arrest të Belinda Ballukut, duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë. Nuk po them prova bindëse, por të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë.

Po them një nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë më parë në kujtesën time që prej reformën në drejtësi kemi votuar për dy arreste, një për shkeljen të përsëritur të vendimit të gjykatës tjetri për plot të zeza, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie. Në këtë rast s’kemi asgjë nga këto”.

Rama vijoi të kontestojë SPAK-un që sipas tij është tejet defektoz në mënyrën si operon me akuzat që ngre.

“Fatkeqësisht nuk është i pari, por fatmirësisht nuk është as më i vështiri. Ndryshe nga sa ka ndodhur me kryetarin e bashkisë së Tiranës pezumimi i pafajësisë të së cilit nuk ka ekzistuar as përpara se ai të merrej për herë të parë në pyetje dhe gjyqi mediatik ndaj të cilit ishte një tjetër masakër gurësh dhe pështymash, me libër shpie, e denjë për mesjetën dhe jo për një shoqëri europiane. Thashë fatmirësisht se na e jep ne Kushtetuta të drejtën për të gjykuar mbi dëshirën, nevojën dhe argumentet e prokurorit për të kërkuar një arrest pa gjyq se kjo është ajo që duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët për pozicionin tonë, timin, arrest pa gjyq. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kështu na e jep Kushtetuta mundësinë që as të mos e humbim nga sytë, as të mos kemi fuqi ta ndihmojmë viktimën më të madhe gjer më sot të reformës në drejtësi. E dini kush është viktima më e madhe e reformës në drejtësi? Prezumimi i pafajësisë”, tha Rama.

Exit mobile version