Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pas 10 dite punë, shkarkohet shefi i komunikimit i Trump

Pas 10 dite punë, shkarkohet shefi i komunikimit i Trump

Shefi i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Scaramucci është shkarkuar nga Presidenti Donald Trump, vetëm 10 ditë pasi filloi punën në Shtëpinë e Bardhë.

Scaramucci, ish-financier i Wall Street, pati një “javë të trazuar pune”, njofton Euronews.

Emërimi i tij si drejtor i komunikimeve 10 ditë më parë pasoi me dy dorëheqjenga anëtarë të profilit të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Sekretari i shtypit Sean Spicer dhe shefi i shtabit Reince Priebus lanë postet e tyre – pasi i referoheshin Scaramuccit si një “skizofren paranojak”. /MESAZHI/

 

Exit mobile version