Ballina Lajmet Kosovë Pas 10 ndalesave, megjithatë Petar Petkoviq vjen në Kosovë

Pas 10 ndalesave, megjithatë Petar Petkoviq vjen në Kosovë

Zyrtari serb, Petar Petkoviq, është duke qëndruar në Kosovë.

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka arritur tashmë në Pasjanë, ku është paraparë të marrë pjesë në liturgjinë e kishës së Rashkës së Prizrenit, përcjell klankosova.tv.

Sipas planit të vizitës, Petkoviq do të merrte pjesë në prerjen e tortës festive, në fshatin Kufcë e Epërme në ora 12:00.

Kurse të enjten, në ora 10:45, Petkoviq do të vizitojë komunën e Leposaviqit, ndërsa në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës “Sava Deçanac” në Leposaviq do të marrë pjesë në kremtimin e festës së Shën Petkës.

Më 14 tetor, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në fronëzimin e Patriarkut Porfiri në Patriarkanën e Pejës.

Exit mobile version