Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pas 28 vjetësh, thirret ezani në qytetin Shusha të çliruar nga pushtimi...

Pas 28 vjetësh, thirret ezani në qytetin Shusha të çliruar nga pushtimi armen

Pas 28 vjetësh, sot u thirr ezani për herë të parë në qytetin Shusha të çliruar disa ditë më parë nga pushtimi armen nga ana e ushtrisë së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video të shpërndarë në mediat sociale shihet se si një ushtar azerbajxhanas ngjitet në minaren e xhamisë historike Yukari Govher Aga në Shusha, qytetin simbolik të Malësisë së Karabakut, duke thirrur ezanin.

Përveç se është një simbol i historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha, qytet me rëndësi strategjike për shkak të pozitës dominuese gjeografike në rajon dhe rrugës për në Khankendi, qytetin më të madh të Malësisë së Karabakut, u pushtua nga forcat armene më 8 maj 1992.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi çlirimin e qytetit Shusha më 8 nëntor.

Exit mobile version