Ballina Arritje Teknologji Pas App Store, DeepSeek bëhet aplikacioni më popullor edhe në Play Store

Pas App Store, DeepSeek bëhet aplikacioni më popullor edhe në Play Store

Sipas firmës analitike AppFigures, që nga debutimi në mesin e Janarit, aplikacioni është shkarkuar 1.2 milionë herë në Play Store dhe 1.9 milionë herë në App Store në mbarë botën.

Laboratori AI Kinez DeepSeek shikoi aplikacionin Android të marrë vendin e parë në dyqanin e aplikacioneve Google Play Store vetëm pak ditë pasi bëri të njëjtën gjë edhe në dyqanin e aplikacioneve të Apple Store.

Sipas firmës analitike AppFigures, që nga debutimi në mesin e Janarit, aplikacioni është shkarkuar 1.2 milionë herë në Play Store dhe 1.9 milionë herë në App Store në mbarë botën.

Numri i instalimeve mund të jetë edhe më i lartë duke qenë se DeepSeek ka një etiketë të mbi 5 milionë shkarkimeve në Play Store.

Rritja e shpejtë e DeepSeek vjen pas shpërthimit të popullaritetit të modeleve AI open-source të cilët janë po aq konkurrues sa modelet e kompanive AI në perëndim i Anthropic, OpenAI, Meta dhe Google.

Por kompania Kineze pretendon se ka shpenzuar vetëm një fraksion të asaj çfarë kanë investuar gjigantët e teknologjisë për trajnimin e modelit të saj duke përdorur çipe ndjeshëm më të dobët në performancë.

Aplikacioni i DeepSeek është esencialisht një alternativë e ChatGPT fuqizuar nga modeli V3 i laboratorit Kinez. /

Exit mobile version