Ballina Arritje Teknologji Pas iOS, Bashkimi Europian do të detyrojë Apple të hapë ekosistemin e...

Pas iOS, Bashkimi Europian do të detyrojë Apple të hapë ekosistemin e iPadOS

Komisioni Europian zyrtarisht ka dizajnuar iPadOS si “rojtar” nën DMA së bashku me shfletuesin Safari, sistemin operativ iOS dhe dyqanin e aplikacioneve App Store.

Apple iPad është shtuar në listën e produkteve teknologjike që duhet ti binden rregullores Europiane Digital Market Act (DMA) raportoi Bloomberg.

Komisioni Europian zyrtarisht ka dizajnuar iPadOS si “rojtar” nën DMA së bashku me shfletuesin Safari, sistemin operativ iOS dhe dyqanin e aplikacioneve App Store.

Sipas BE-së, përdoruesit janë të “bllokuar” në ekosistemin e iPadOS i cili dekurajon njerëzit të kalojnë në pajisje të rivalëve. Kompania ka 6 muaj kohë për të përmbushur kriteret e aktit.

Lajmi vjen pas disa muajsh hetime në iPadOS për të vendosur nëse kualifikohej si rojtar ose jo. Por çfarë duhet të bëjë Apple për të përmbushur kushtet e DMA?

Rojtarët sipas DMA janë të ndaluar të favorizojnë shërbimet e tyre kundrejt rivalëve apo të kyçin përdoruesit në ekosistemin e tyre. Softueri i tyre duhet të lejojë palët e treta të ndërveprojnë me shërbime të brendshme, për këtë arsye dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta në Europë janë bërë një realitet.

iPad duhet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Exit mobile version