Ballina Lajmet Pas Katalonjës edhe ky vend në Serbi po kërkon referendum për pavarësi...

Pas Katalonjës edhe ky vend në Serbi po kërkon referendum për pavarësi (FOTO)

Grafite te të shumta janë stampuar nëpër muret e Vojvodinës, krahinë e mbetur në Serbi, mbi të cilat shkruhet “Vojvodina – Katalonja”.

Vendet ku janë stampuar këto shkrime janë: Novi Sad, Zrenjanin, Suboticë Sentë, Kikindë dhe në Zhabalj.

Në ish-Jugosllavi, Vojvodina bashkë me Kosovën ishin krahinë autonome e Serbisë, në kuadër të federatës jugosllave, me përqindje të madhe të popullatës hungareze.

Pa pavarësimit të Kosovës, shumë diplomatë dhe analistë kishin parashikime se së shpejti do të vijë edhe pavarësia e Vojvodinës.

Exit mobile version