Ballina Lajmet Pas referendumit jolegjitim, Erbili dhe Bagdadi dakordohen për hapjen e dialogut

Pas referendumit jolegjitim, Erbili dhe Bagdadi dakordohen për hapjen e dialogut

Masoud Barzani, kryetari i Administratës Rajonale Kurde (ARK) është takuar me nënkryetarët e Irakut, Ayad Allawi dhe Osama al-Nujaifi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas zyrës së Barzanit, tre liderë ranë dakord për fillimin e dialogut midis Erbilit dhe Bagdadit për “qetësimin e situatës së tensionuar” pas referendumit të paligjshëm të mbajtur në shtator.

Irakianët që jetojnë nën kontrollin e ARK-së dhe në disa zona të tjera që janë subjekt i mosmarrëveshjes midis Erbilit dhe Bagdadit më 25 shtator kanë votuar për shpalljen e pavarësisë nga Iraku.

Në njoftim thuhet se krerët ranë dakord që bisedimet të zhvillohen me “axhendë të hapur”, që menjëherë të hiqen sanksionet kundër Erbilit dhe sa më parë të mbahet takimi mes zyrtarëve të të dyja palëve.

Sipas rezultateve të publikuara nga ARK, gati 93 për qind e votuesve u deklaruan për pavarësi.

Shumica e zyrtarëve rajonalë dhe ndërkombëtarë kritikuan mbajtjen e referendumi të paligjshëm, duke paralajmëruar se kjo mund të dobësojë luftën e vazhdueshme të Irakut kundër terrorizmit dhe të destabilizojë më tej rajonin edhe ashtu të brishtë.

Exit mobile version