Ballina Lajmet Kosovë Pas situatës në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të...

Pas situatës në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka nënshkruar një urdhër, sipas mediave të Serbisë, që ushtria serbe të ngrihet në gatishmërinë më të lartë luftarake.

Sipas raportimeve, ai i ka urdhëruar forcat që të lëvizin urgjentisht në drejtim të kufirit me Kosovën.

Reagimi i tij ka ardhur pasi në veri janë mbledhur grupe njerëzit të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e kryetarëve të rinj të tyre – Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. E, në Mitrovicë të Veriut janë lëshuar sirenat e alarmit.

Pas tij ka folur edhe ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, i cili e ka përshkruar situatën në veri si “dramatike”. Ai ka thënë se “do të implementojmë urdhrin e komandantit suprem dhe do të bëjmë çfarë pritet nga ushtria serbe”.

Exit mobile version