Ballina Lajmet Kosovë Pas vendimit të Kushtetueses, Thaçi nënshkruan Ligjin për Trepçën

Pas vendimit të Kushtetueses, Thaçi nënshkruan Ligjin për Trepçën

“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues”, njoftuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook.

“Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne”, shkruan Thaçi.

“Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës”.

Të njëjtin ligj e ka kontestuar në vazhdimësi Lista Serbe, madje e dërguan edhe në Gjykatën Kushtetuese, por Kushtetuesja e shpalli të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën,

Madje, Gjykata Kushtetuese refuzoi edhe kërkesën për masë të përkohshme si të paaplikueshme.

Exit mobile version