Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pasaportat më të fuqishme në botë për 2023, kryeson Singapori, përmirësohet edhe...

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2023, kryeson Singapori, përmirësohet edhe Shqipëria

Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në 117 vende.

Sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2023) pasaporta shqiptare renditet në vendin e 48-të, një përmirësim me 5 pozicione nga raporti i një viti më parë.

Singapori ka tejkaluar Japoninë këtë vit duke mbajtur pasaportën më të fuqishme.

Pasaporta e Singaporit u lejon mbajtësve hyrjen pa viza në 192 destinacione nga 227 në botë.

Renditja globale e pasaportave për vitin 2023 u krye në bazë të të dhënave të ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, ose IATA, i cili rendit pasaportat e botës bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake.

Gjermania, Italia dhe Spanja u renditën në vendin e dytë, me qytetarët e tyre që mund të vizitojnë 190 destinacione globale.

Japonia, e cila kryesoi listën vitin e kaluar, ra në vendin e tretë – pasaporta e saj që lejon akses pa viza në 189 destinacione, nga 193 në 2022. Pasaporta të tjera që u bashkuan me Japoninë në vendin e tretë janë Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu, Koreja e Jugut dhe Suedia.

Mbretëria e Bashkuar u përmirësua me dy pozicione, duke u renditur në vendin e katër, pas një rënie prej gjashtë vitesh.

Shqipëria në krahasim më rajonin

Në krahasim me rajon mbajtësit e pasaportës shqiptare kanë më pak destinacione në dispozicion.

Serbia renditet në vendin e 34-të me 137 destinacione, Maqedonia e Veriut në vendin 43 me 125 vende, Mali i Zi në vendin e 44 me 124 destinacione. Ndërsa Kosova në vendin e 94 me 42 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme në botë:

Burimi: CNBC /monitor

Exit mobile version