Ballina Kuriozitete Pasaportat më të fuqishme të vitit 2018 (Foto)

Pasaportat më të fuqishme të vitit 2018 (Foto)

“Henley Passport Index” ka renditur të gjitha pasaportat e botës sipas numrit të vendeve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa viza.

Ata kanë përdorur të dhënat e mbledhura nga International Air Transport Association.

Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë, pasi poseduesit e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 190 vende të botës.

Pas tij renditen Singapori dhe Gjermania me akses respektivisht në 189 dhe 188 vende.

Zbuloni më poshtë renditjen e pasaportave më të fuqishme.

Japonia – 190 shtete
Singapori – 189 shtete
Gjermani, Francë, Kore e Jugut – 188 shtete
Danimarkë, Finlandë, Suedi, Itali dhe Spanjë – 187 shtete
Norvegji, Mbretëri e Bashkuar, Austri, Luksemburg, Holandë, Portugali, SHBA – 186 shtete
Belgjikë, Zvicër, Irlandë dhe Kanada – 185 shtete
Australi, Greqi, Maltë – 183 shtete
Republika Çeke dhe Zelanda e Re – 182 shtete
Hungari, Slloveni dhe Malajzi – 180 shtete
Exit mobile version