Ballina Lajmet Kosovë Pasojat e sulmit në Ibër-Lepenc, KRU “Mitrovica” njofton për reduktime të ujit

Pasojat e sulmit në Ibër-Lepenc, KRU “Mitrovica” njofton për reduktime të ujit

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se si rezultat i sulmit në Ibër-Lepenc, është vështirësuar furnizimi i rregullt me ujë, duke u detyruar të aplikohen reduktime.

Kompania ka njoftuar në Facebook se në disa zona të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt do të ketë reduktime disaorëshe.

Ndonëse uji ende s’është i pijshëm, por vetëm për kushte higjiene, kompania rajonale i ka lutur konsumatorët ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale.

Në Vushtrri e Skenderaj, reduktimet në fshatra do të nisin nga ora 06:00 e mëngjesit, ndërsa në Mitrovicë nga ora 09:00.

Exit mobile version