Ballina Lajmet Kosovë Patriku Irinej: Vuçiqi po lufton heroikisht për Kosovën

Patriku Irinej: Vuçiqi po lufton heroikisht për Kosovën

Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, heroikisht është duke luftuar për serbët dhe shtetin tonë në Kosovë dhe Metohi dhe se qëndrimi i tij dhe lufta tregojnë se ai e di se çfarë është duke bërë”.

“Unë e kam thënë tashmë, por përsëri dua të theksoj, se presidenti Vuçiq pe lufton si luan dhe heroikisht për popullin tonë dhe për shtetin tonë në Kosovë, dhe unë e përgëzoj për këtë. Të jesh në vendin e tij sot, kjo është diçka që askush prej nesh nuk mund ta imagjinojë se sa e vështirë është, por sjellja e tij dhe lufta e tij tregojnë se ai e di se çfarë është duke bërë. Ne lutemi që Perëndia ta ndihmojë dhe t’i japë forcë të vazhdojë në këtë betejë të vështirë, por të drejtë “, tha Irinej.

Siç përcjell gazeta “Alo”, patriarku Irinej këtë deklaratë e ka bërë të shtunën në ambientet e patrikanës ku po kremtohej festa e krishtere e shtuna e Lazarit.

Kohë më parë Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi për Kosovën.

Exit mobile version