Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite plagos fëmijë dhe godet zona në Gaza

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite plagos fëmijë dhe godet zona në Gaza

Ushtria izraelite ka vijuar shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit, duke rinisur sulmet ajrore dhe artilerike në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas korrespondentëve të Wafa, një fëmijë u plagos nga të shtënat izraelite në Shkollën Halawa në Jabalia, në veri të Gazës, ndërkohë që po zhvilloheshin sulme ajrore lindje të qytetit të Gazës, si dhe granatime në Deir al-Balah dhe kampin refugjatësh Al-Bureij.

Të shtënat nga automjetet ushtarake izraelite u rifilluan edhe lindje të Khan Younis dhe veri të Rafahut në jug.

Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 11 tetor, okupatori vazhdon shkeljet, me bilancin e viktimave që ka arritur në 463 të vdekur dhe 1,269 të plagosur. /mesazhi

Exit mobile version