Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pavarësisht karantinës, vazhdojnë protestat në Izrael kundër Netanyahut

Pavarësisht karantinës, vazhdojnë protestat në Izrael kundër Netanyahut

Izraelitët mbajtën protestë kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu, për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për koorupsion dhe “dështimit në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht karantinës së zbatuar si pjesë e masave mbrojtëse, shumë protestues morën pjesë në protestën pranë rezidencës së kryeministrit në Kudsin Perëndimor.

Protestuesit me maska dhe bluza ​​me mbishkrimin “Kryeministri i Krimit”, duke iu referuar Netanyahut, shpesh brohorisnin: “Bibi (Netanyahu), ik në shtëpi”.

Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe “Ik”, duke i bërë thirrje Netanyahut të japë dorëheqjen.

Policia, e cila bllokoi rrugët që çojnë në zonën ku u mbajt protesta, mori masa të gjera të sigurisë zonë.

Demonstrata të ngjashme u mbajtën në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Tel Aviv.

Policia izraelite ndaloi tetë protestues në një protestë para rezidencës së kryeministrit gjatë orëve të ditës.

Ndryshe, protestat kundër Netanyahut kanë vazhduar për 28 javë në Izrael, vend i cili është prekur nga vala e tretë në pandemisë COVID-19 dhe ku papunësia po rritet gradualisht.

Qeveria e Netanyahut ka vendosur masën e karantinës për të paktën dy javë në gjithë vendin që nga 27 dhjetori, për shkak të rritjes së rasteve ditore.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu me arsyetimin se ai nuk ka arritur të menaxhojë pandeminë dhe për shkak të lëndës gjyqësore ndaj tij me akuzat për korrupsion.

Exit mobile version