Ballina Arritje Teknologji PayPal lançon pagesat përmes Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin

PayPal lançon pagesat përmes Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin

Aplikacioni shumë popullor tashmë do të ketë një opsion të ri nga dita e sotme për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara për të paguar në kriptomonedha.
Një manovër e cila pritej prej kohësh erdhi ditën e sotme ku PayPal vendosi që të pranojë kriptomonedha si formë pagese.

Aplikacioni shumë popullor tashmë do të ketë një opsion të ri nga dita e sotme për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara për të paguar në kriptomonedha.

Në Nëntor të vitit të kaluar kompania ofroi mundësinë për përdoruesit në SHBA të blejnë dhe shesin kriptomonedha direkt nga llogaritë e tyre. Me opsionin e ri “Checkout with Crypto” përdoruesit menjëherë mund të konvertojnë kriptomonedhat e tyre Bitcoin, Ethereum, Litecoin, ose Bitcoin Cash në dollarë Amerikanë për të përfunduar një transaksion.

Nëse një tregtar apo dyqan online nuk pranon në dollarë Amerikanë atëherë aplikacioni i konverton në monedhën lokale bazuar në kursin e këmbimit të PayPal.
Funksioni shfaqet automatikisht në një portofol PayPal nëse një përdorues ka sasi të mjaftueshme kriptomonedhash për të realizuar një transaksion apo blerje.

Megjithatë PayPal nuk është i pari që ofron mundësinë e pagesave me kriptomonedha. Në 2018-ën konkurrenti Square lançoi mbështetjen për Bitcoin.

Exit mobile version