Ballina Lajmet Kosovë PD dënon ashpër sulmin ndaj RTK-së

PD dënon ashpër sulmin ndaj RTK-së

Partia e Drejtësisë dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke e cilësuar si sulm ndaj institucioneve të vendit dhe me tendencë të destabilizimit dhe rrezikimit të sigurisë kombëtare.

Partia e Drejtësisë vlerëson se sulme të tilla përveç që rrezikojnë jetërat e njerëzve, njëherit janë sulme drejptërdrejt ndaj institucioneve të Kosovës dhe vet shtetit tonë.

PD kërkon nga organet gjegjëse që ky sulm qyqar dhe me tendencë të destabilizimit të Kosovës, të hetohet në shkallë më të lartë në mënyrë që autorët të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Exit mobile version