Ballina Lajmet Kosovë PD e Gjilanit: Tendencat për Kuvend të degës, jashtë çdo norme ligjore...

PD e Gjilanit: Tendencat për Kuvend të degës, jashtë çdo norme ligjore e morale!

Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, informon opinionin publik, respektivisht ata gjilanas se dega jonë është stabile dhe e unifikuar përballë proceseve në të cilat po kalon Partia e Drejtësisë kohëve të fundit, si dhe nuk njohim asnjë vendim të askujt që del nga strukturat e shkarkuara në Kuvendin e 28 shtatorit 2016 deri ne vendimin perfundimtar te KQZ.

Kjo degë edhe publikisht i bënë thirrje z. Aganit dhe njerëzve të tij, tashmë të shkarkuar edhe me Kuvendin e PD-së, që të vetëpërmbahen në veprime e mos të instrumentalizojnë me masën në Anamoravë gjoja për organizim të kuvendit të Degës së PD-së në këtë qytet, një veprim kundërligjor në çdo normë të shoqërisë sonë.

“Ne i rikujtojmë të gjithëve se Dega e PD-së në Gjilan, është ndër degët më të suksesshme në gjithë Kosovën nga radhët e PD-së, e si e tillë vazhdojmë rrugëtimin tonë politik e intelektual në shërbim të qytetarëve tanë, pa ju nënshtruar agjendave të individëve. Ne si degë vazhdojmë të jemi kompakte në çdo proces dhe dënojmë fuqishëm çdo averzion të kujdoqoftë që ne emrin tonë të organizohen kuvende klandestine e manipuluse për elektoratin tonë, me njerëz të subjekteve tjera në emrin e PD-së. Lidhur me këtë paralajmërim të njerëzve të z. Agani për mbajtje të Kuvendit të Degës me 03 Nëntor 2016 në Gjilan, ne si udhëheqje legjitime në Gjilan do të denoncojmë këtë organizim jashtëligjor edhe tek organet kompetente të shtetit, respektivisht në Policinë e Kosovës, dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë një organizim të këtillë”, thuhet në reagimin e kësaj dege.

Exit mobile version