Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Peleshi: Avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, sinjal pozitiv për vendet e...

Peleshi: Avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, sinjal pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka deklaruar se avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane është sinjal pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu.

Kryeparlamentari Peleshi ka pritur në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

“Marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, intensifikimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve parlamentare, të drejtat e shqiptarëve në vendin fqinj dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në fokus të takimit tonë. Avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, sinjal pozitiv e shpresëdhënës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Peleshi në rrjetet sociale mbi takimin me homologun Gashi.

Kryeparlamentari Gashi vizitoi Shqipërinë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare, ndërkohë është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Exit mobile version